2 Tetor, 2020

Duke kënduar shqip për… Ja si nis dita për Vesa Lumën dhe djalin e saj


Prej kohësh tashmë, këngëtarja Vesa Luma dhe partneri i saj, Big Basta, po jetojnë në Zelandën e Re.

vesa luma (1)

Edhe pse larg Shqipërisë, çifti i flet dhe i këndon në shqip djalit të tyre, Liamit.

vesa luma (4)

Këtë Vesa na e ka treguar edhe sot, nëpërmjet një videoje të ëmbël të postuar në Instastory. Ajo dhe i vogli e nisin çdo ditë duke kënduar në shqip për mamanë e këngëtares, nëpërmjet Viber-it.

“Na mungon shumë gjyshja, por kujdesemi t’i këndojmë çdo mëngjes me Viber”,- ka shkruar Vesa krahas videos.

vesa luma (2)

Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre pesë vite më parë dhe Lian erdhi në jetë vetëm një vit më vonë.

vesa luma (11) vesa luma (7) vesa luma (6) vesa luma (5)

© Panoramaplus.al