Gigi Hadid është kthyer në një nga modelet më të suksesshme në ditët e sotme. 23-vjeçarja së fundmi po pozon krah ikonës së bukurisë për kalendarin e vitit 2019, të realizuar nga Pirelli.

Pjesëmarrëse në këtë kalendar është edhe aktorja franceze Laetitia Casta është. 40-vjeçarja pozon nudo e shtrirë të krevat. “Duke ëndërruar” është tema e këtij kalendari i cili duket mjaft i nxehtë dhe provokues.
Në një foto Gigi pozon e veshur me rroba banje trup gjysmë e shtrirë në një divan. Në foton bardhezi modelja ka hedhur shikimin diku tej, teksa shfaqet disi e menduar.

Një pamje tjetër e këtij kalendari është 23-vjeçarja teksa qëndron e ulur në tavolinë me dizajnuesin Alexander Wang.
Ndërkohë fotoja më “hot” duket se është ajo e Laetitia-s, e cila qëndron nudo e shtirë në krevatin e mbuluar me kuvertën me printe leopardi.
Realizuesi i këtyre imazheve, Albert Watson përcjell përmes tyre aspirimin e katër grave dhe këmbënguljen e tyre për të arritur qëllimet, ku secila ndjek ëndrrat dhe pasionet e saj.

“Daily Mail” shkruan se në këtë kalendar, Gigi portretizon një personazh që është ndarë nga partneri, jeton e vetme dhe ka Alexander-in mikun më të besueshëm.
Ndërsa Laetitia luan rolin e një piktore që jeton në një apartament-studio me partnerin. Si Laetitia ashtu edhe partneri ëndërrojnë për suksesin, ajo si një artiste, ai si një balerin.



