26 Prill, 2025

“Duhet të kisha pasur fëmijë me Paris Hilton në vend të Kim Kardashian”- Trondit Kanye West me deklaratën gjatë emisionit, reperit i ndërpritet transmetimi


Kanye West bëri bujë teksa tha se duhet të kishte fëmijë me Paris Hilton  dhe jo me ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.

Reperi i njohur e bëri këtë deklaratë gjatë një transmetimi live në Twitch, i cili u ndërpre papritur. Menjëherë pas kësaj, siç raportohet nga New York Post se West u ndalua nga platforma.

Në klipet e fshira më vonë nga transmetimi i drejtpërdrejtë, West shihet duke folur në telefon me dikë përpara se të përmendte se Kardashian kishte punuar më parë si asistente e Hilton.

“Kim ishte asistentja e Paris Hilton. Unë duhet të kisha pasur fëmijë me Paris Hilton në vend të Kim Kardashian ,” tha ai, duke shtuar: “A mund ta imagjinoni sa hotele do të kisha tani? Mendoni për këtë”.

West pastaj iu referua Arnold Schwarzenegger-it dhe fëmijës që lindi jashtë martese me punëtoren e familjes së tij, Joseph Baena.

Nëse jeni si Arnold Schwarzenegger dhe keni një fëmijë me një dado, fuqia e vetme e dado është të marrë fëmijët tuaj. Pra, fuqia e vetme e Kimit është të marrë fëmijët e mi. Kam fëmijë me një ndihmëse, vëlla . ”

 

© Panoramaplus.al