18 Mars, 2022

“Duhet bëja diçka, jam idjoti jot”, Donald Veshaj i dedikon një tjetër këngë Bora Zemanit? Ja pse ndjekësit janë të bindur


Aktori i humorit Donald Veshaj trazoi rrjetin gjatë ditës së djeshme pasi publikoi një foto të dorës së tij me mbishkrimin: “Ama ti sot nuk je”. Por ish-banori i BBV, është sërish në qendër të vëmendjes me postimin e fundit që ka sjellë shumë komente nga ndjekësit.

 

Bëhet fjalë për një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ku Veshaj paralajmëron se nesër do të sjellë një projekt muzikor. Por teksti i këngës, dhe shkrimi me të cilin ka shoqëruar postimin, janë komentuar shumë nga ndjekësit.

Ok, unë duhet të bëja diçka. Me shumë dashuri nesër ora 18:00 premierë në YouTube.”, shkruan aktori bashkëngjitur me videon.

Nga ana tjetër në fragmentin e këngës që ai ka postuar, Donaldi dëgjohet të thotë:

“Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot”

 Ka mjaftuar ky fragment që ndjekësit të nisin të dyshojnë se kënga mund të jetë një dedikim për njërën nga ish të dashurat e tij.

Disa nga komentete e ndjekësve:

“Fraza që i the Semit që do ta përdorje në ndonje text tjetër”

“Po normal që për Borën, këtë frazën ia ka thënë Semit atë ditë që në shtëpi lëshohet kënga TL”

“Ore këtë thënjen idioti jot e kam dëgjuar kur i the Semit se tek TL deshe ta përdorësh”

Këto komente nga ndjekësit lidhen me bisedën mes aktorit dhe Semi Jaupajt ndërsa ishin ende në “Big Brother Vip”. Donaldi i thotë këngëtares se frazën ‘a jam idiot a jam idiot i joti’ dëshironte ta vendoste në tekstin e këngës “TL”.

Biseda:

Donaldi: Ka njerëz që shprehen ka njerëz që nuk shprehen. Unë jam njeri që nuk shprehem. Isha midis kësaj tjetrës dhe më thuaj ‘a jam idiot a jam idiot i joti’, dhe vendosëm këtë tjetrën: ‘dhe un thyhem sa herë shkon ti por nuk ta shpreh’”- duke iu referuar këngës “TL”.

Semi: Edhe ajo ishte e bukur, po pse s’e vure?

Donaldi: Po ta kemi për ndonjë gjë tjetër…

 

© Panoramaplus.al