11 Dhjetor, 2022

“Duarbosh” nga “Big Brother”, por Monika dhe Antonela fituan miqësinë e tyre/ Dy ish-konkurrentet shfaqen më të afërta se kurrë


Shoqëria mes Monika Lubonjës dhe Antonela Berishës u forcua shumë që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Vajzat janë shfaqur shpesh herë nën shoqërinë e njëratjetrës, gjë të cilën e kanë treguar dhe në rrjetet e tyre sociale. Disa muaj më parë, një deklaratë e bërë nga ishkonkurrentja e “Për’puthen” tërhoqi vëmendjen nga raporti i saj me aktoren.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ishte e ftuar asokohe në “Wake Up” ku e pyetur se me cilët prej ish-banorëve të “Big Brother VIP” ka ruajtur raporte të mira përmendi vetëm Beatrix Ramosaj, Sarah Berishën dhe Dj Pm. Monika? Askund. Nuk përjashtohej mundësia që Antonela ta kishte harruar aktoren, ndonëse zakonisht nuk i shpëtojnë të tilla gjëra.

“Është si ajo puna e Maturës kur thua do takohemi dhe nuk takohesh më kurrë. Kam pasur raport me Sarën, Pm, Beatrix. Edhe takohemi. Të gjithë jemi me angazhime, por më kanë mbështetur të gjithë banorët në biznesin tim. Kur hyra në ‘Big Brother’ u frikësuan të gjithë. Beatrix më ka thënë: ‘Të shikoja në ‘Për’puthen’ dhe thosha që kjo do i rrahë të gjithë’. U frikësuan se unë jam tip ngacmues. Unë ngacmoj që mos të më ngacmojnë”, u shpreh asokohe Antonela.

Mirëpo duket se dhe pas kësaj, raporti mes vajzave ka qëndruar po i njëjtë. Së fundmi, paparaci i “Panorama Plus” ka fotografuar dy ish-banoret teksa pinin kafe në një nga lokalet e Tiranës. Në foto duket se Antonela po i tregon diçka Monikës dhe ajo e shikon me vëmendje të plotë. Dy mikeshat kanë folur dhe më parë në një intervistë ku folën rreth shoqërisë së tyre, duke zbuluar se komunikojnë shumë bashkë e madje ironizuan edhe ish-banorët e tjerë, siç ishin dhe “kunjat” që i hodhën publikisht Ilir Shaqirit.

Disa kohë më parë në portale qarkulloi lajmi se Ilir Shaqiri dhe partnerja e tij do i drejtoheshin altarit. U raportua gjithashtu se fituesi i edicionit të parë të “Big Brother Vip” kishte zgjedhur të bënte një ceremoni në një restorant pranë bregdetit në Durrës. Dhe pas këtij lajmi, Monika Lubonja dhe Antonela Berisha postuan një video në “InstaStory” teksa dukeshin “të shqetësuara” për faktin nëse lajmi është i vërtetë apo jo. Duke bërë ironi dhe batuta me njëra-tjetrën dhe pse nuk përmendin ndonjë emër, ishte vetë Antonela ajo, e cila e la të nënkuptohej teksa e quan balerinin “Gjino”.

Një nga ish-banoret më të komentuara të edicionit të parë të “Big Brother Vip”, është Monika Lubonja. Aktorja si gjatë qëndrimit të saj edhe më pas ia ka dalë të jetë në qendër të vëmendjes me deklaratat e saj të forta, një temë që hap debat kur bëhet fjalë për Monikën është edhe marrëdhënia me ish-banorët e tjerë. Së fundmi, Lubonja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit, ku si gjithmonë nuk ka munguar kurioziteti i tyre.

Një pjesë e madhe e pyetjeve kishin të bënin me takimet jashtë me ish-banorët e tjerë apo edhe vetë Arbana Osmanin. “Po jemi takuar”, i është përgjigjur ajo ndjekësve. Më pas u pyet për Donaldin. “Donaldin e takove ndonjëherë jashtë”, e pyet një ndjekës Monikën.”Jo, ai është i ndrojtur nuk para del. Faleminderit!”, është përgjigjur aktorja. Ndërsa pyetjes se më kë ke shoqëri nga ata që kanë qenë në “Big Brother Vip 1”, Monika i përgjigjet: “Pothuajse me të gjithë”. E duket se me Antonelën janë bërë edhe më shumë mikesha pas “Big Brother”. Të dyja duken se mbetet pa ndonjë projekt pas daljes nga shtëpia, duke qenë ndër të vetmet që dolën “duarbosh” nga ky spektakël.

© Panoramaplus.al