7 Qershor, 2018

“Dua vetëm të puth vajza”, videoklipi i Rita Orës shkakton stuhi komentesh


Videoklipi i këngës më të re të Rita Orës, Girls”, në bashkëpunim me Bebe Rexha, Cardi B dhe Charlie XCX është publikuar një ditë më parë. “Dua vetëm të puth vajza” thuhet në rreshtat e tekstit të këngë që ka ngritur komente te shumta, sidomos për Ritën.

Pasi 27-vjeçarja shqiptare deklaroi se është biseksuale, mediat në mbarë botën po komentojnë tekstin dhe videoklipin e “Girls”, duke qenë se nuk mungojnë as skenat e nxehta e provokuese mes 4 këngëtareve të famshme.

Ndërkohë vetë Rita, që prej publikimit të versionit audio të këngës, tha se ajo mund të kuptohet në disa përmasa dhe klipi e tregon qartë se është një dedikim për dashurinë mes vajzave.

Mediat britanike shkruajnë se kënga i dedikohet modeles dhe aktores Cara Delevingne, pasi më shumë sesa një herë, vetë Rita Ora ka lënë të nënkuptohet se janë më shumë se mike me njëra-tjetrën.

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, disa vite më parë ishin të pandashme. “The Sun” shkruan se Ora e ka quajtur modelen biseksuale “gruan” e saj. Edhe gjatë regjistrimit të këngës, Rita është shprehur se muza e saj për “Girls” ishte pikërisht Cara.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al