Para disa ditësh, Kanye West u fotografua me Chaney Jones, e cila është sozia e Kim Kardashian.

Duket se mes tyre tashmë ka nisur një romancë, pasi të dy ata janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrit.
Por, ndonëse fotot e tyre u bënë virale në rrjet, edhe nga ‘look ‘që ajo kishte të njëjtë me Kim, themeluesja e “SKIMS” ende nuk ka reaguar publikisht rreth këtij lajmi.
Sipas “HollyëoodLife”, një burim i afërt me të ka kontaktuar me Kim dhe se ajo nidhet ‘mjaft e lehtësuar” lidhur më marrëdhënie e re të ish-partnerit të saj.

“Kim ka parë foto të Chaney-t dhe mendon se Chaney duhet të jetë vetëm vetvetja dhe të mos përpiqet ta imitojë atë”, tha burimi. “Por, nëse kjo është ajo që Chaney dëshiron të bëjë për të marrë vëmendjen që po kërkon, ose për të fituar mbi Kanye, kështu qoftë. Fokusi i Kim për momentin është vetvetja, fëmijët e saj dhe marrëdhënia e saj me Pete”, shtoi burimi, duke iu referuar të dashurit të Kim Pete Davidson.
Madje ajo është shprehur se ndihet e impresionuar nga zgjedhjet e saj, pasi Chaney u pa e veshur me një kostum të zi, rroba banjoje “Balnciaga” dhe këpucë të njëjta me ato të Kim.

“Kim e di që ajo konsiderohet si një ikonë e modës, kështu që fakti që kaq shumë gra, përfshirë Chaney, që përpiqen ta imitojnë atë është me të vërtetë mjaft interesante për të. A mendon Kim-i se është pak e çuditshme që Kanye është takuar me disa gra që i ngjajnë asaj? Po, ajo po”, tha burimi.
Ndër të tjera, ajo ka thënë shpesh herë se tashmë nuk i intereson se më kë i rezalizon takimet Kanye, dhe se dëshiron vetëm që ai ta lërë të qetë.


© Panoramaplus.al

