Drama mes Cardi B dhe Offset po arrin kulmin, pasi reperja ka shpërthyer në një deklaratë ndaj ish-bashkëshortit të saj, duke i uruar publikisht “vdekje të ngadaltë”.

Shkak për këtë shpërthim emocional është bërë kërkesa e Offset për alimentacion dhe mbështetje financiare për fëmijët, pjesë e dokumenteve të reja për divorc të paraqitura nga ai.
Në një klip audio të publikuar nga “Hollywood Unlocked”, Cardi B, e revoltuar, hodhi akuza të rënda dhe e akuzoi Offset për manipulim dhe hipokrizi.
“Ky dhe ekipi i tij i dreqit, e di që nuk është ekipi i tij, e di që është ai, po thonë se po kërkon mbështetje financiare për fëmijët, sepse unë kërkova gjithçka dhe nuk jam me fëmijët e mi,” deklaroi ajo.
Por ajo që tronditi më shumë publikun ishte një frazë e drejtpërdrejtë dhe tronditëse nga Cardi:
“Betohem për nënën time, dua që ai të vdesë, por të vdesë ngadalë. Kur të vdesë, dua që të mendojë për mua.”
Reperja 32-vjeçare e bëri të qartë se nuk është ajo që po kërkon mbështetje financiare në divorc dhe se e vetmja gjë që do është një ndarje e qetë ligjore. Ajo shtoi gjithashtu se Offset është ai që po shmang kontaktin me fëmijët, pavarësisht se ajo nuk e ka penguar asnjëherë të flasë apo t’i takojë.
“Nuk ka asnjë ditë të vetme që unë nuk e kam lejuar atë t’i takojë ata. E lejoj të flasë me ta çdo ditë. Nëse e lejoj të flasë me fëmijët, pse të mos dua që ai t’i shohë?”, tha ajo.
Çifti, që u martua në vitin 2017 dhe ka tre fëmijë së bashku, po përjeton një nga ndarjet më të bujshme në botën e muzikës. Offset ka edhe tre fëmijë nga lidhje të mëparshme. Ai kishte paraqitur kërkesë për divorc për herë të parë në vitin 2020, por ajo u anulua. Megjithatë, në korrik 2024, ai depozitoi një kërkesë të re për ndarje përfundimtare.
Tani, ndërsa divorci duket i pashmangshëm, betejat publike mes ish-partnerëve po bëhen gjithnjë e më të egra, me akuza, emocione dhe fjalë që lënë pak vend për pajtim.
© Panoramaplus.al
