Ndonëse “Big Broher VIP” ka mbaruar, Beniada Nishani vazhdon të bëhet virale me batutat dhe të folurën e saj karakteristike. Kështu vetëm pak ditë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, një video e modeles po bën xhiron e rrjetit.

E ftuar së fundmi në një intervistë Beniada është ndalur të tregojë për angazhimet pas daljes nga reality-show dhe interesat e saj. Mirëpo, teksa tregonte planet për të ardhmen ajo tha në një moment se do të jetë e realizuar në 316 gradë dhe jo në 360.
“Mua s’më intereson vetëm bota e modës sepse mendoj që një vajzë ka nevojë edhe për kurse. Kam filluar të bëj kurse për të përmirësuar anglishten, kam filluar të bëj një kurs për aktrim sepse dua të jem e realizuar në 316 gradë,” tha Beniada duke na dhuruar kështu batutën e radhës.
Vlen të theksohet se njerëzit e kanë vlerësuar Beniadën për sensin e humorit, natyrshmërinë, pakompleksitetin. Por, mbi të gjitha me të folurën e saj atipike duke qenë se nuk kupton mirë shqip.
“O porfum, porfumi im”, “Për kokë të Zotit”, “Betrunti, Ydhi Limani, Erzi”, apo përshëndetjet për dajë Pashukun janë disa nga batutat më virale në rrjetet sociale të modeles.






