7 Nëntor, 2020

“Dua të bëjmë një tjetër fëmijë, dalin të bukur”- Lorik Cana i bën propozimin Monikës, por si reagoi bashkëshortja e ish-kapitenit të Kombëtares: Mjaft, më ke lodhur


Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monika janë prindër të dy fëmijëve, djali Bojken dhe vajzës Enkeleida.

Vogëlushja erdhi në jetë vetëm 10 muaj më parë dhe Lorik Cana dëshiron të bëhet sërish baba.

Ai i bëri kërkesën bashkëshortes në një mesazh në Instagram, ku i shkruan: “Dua të të bëj me një tjetër fëmijë, dalin shumë të bukur.”

Por bashkëshortja e ish-kapitenit të Kombëtares duket se nuk ka qenë dakort me propozimin e tij.

“Jooooo, mjaft, më ke lodhur,”- iu përgjigj Monika Cana.

Ai ndau mesazhet me bashkëshorten me ndjekësit e tij në InstaStory, duke kërkuar mendimin e tyre për propozimin që i bëri Monikës.

“Fëmijë i 3-të. A duhet Monika të bëjë sërish fëmijë,”- pyeti Lorik Cana ndjekësit.

Nuk dihet ende vendimi që kanë marrë çifti për tu bërë sërish prindër.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al