28 Qershor, 2024

“Dua të bëj s*ks në mënyrë virtuale”/ Kristi Aliaj habit me deklaratën: Të dashurën time dua t’a kem dixhitale! Intimiteti fizik…


Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP” Kristi Aliaj ka shprehur dëshirën që të bëjë seks në mënyrë virtuale.

Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka treguar se njerëzit duhet të bëhen një me telefonin dhe teknologjinë.

Kristi u shpreh se do të kishte dëshirë që të kryente marrëdhënie seksuale në mënyrë virtuale sepse sipas tij seksi fizik ul produktivitetin.

Pjesë nga intervista

Kristi: Unë të dashurën time dua t’a kem dixhitale. Dua të bëj marrëdhënie seksuale, virtuale dhe për mua është shumë ok. Nuk po them që e preferoj por më duket ekstreme t’a sulmojmë këtë fenomen kaq të fortë kur në të njëjtën kohë sulmojmë atë fizike.

Bieta: Kënaqësinë më të madhe e merr në formë virtuale sesa po të jesh me partneren në të njëjtin vend?

Kristi: Është çështje private pastaj. Seksi fizik, intimiteti fizik e ul produktivitetin fizik.

Kujtojmë që Kristi ka nxitur se i ka dhënë fund lidhjes me të dashurën e tij, Lisja Tërshana.

Ishte Beniada Nishani ajo që tregoi se disa ditë më parë teksa kishte qenë me pushime në Dhërmi së bashku me miken e saj Jori Delli e kishte parë ish-banorin me një tjetër femër të huaj, duke shtuar se dyshja dukeshin si dy “zogj”.

Si është gjendja sentimentale Krist Dragoti se pashë foto, portale, lexova disa gjëra pikante, pashë foto. Të takova edhe një ditë në Dhërmi, se isha me Jorin dhe të pashë me një vajzë të huaj, si dy zogj të vegjël”- tha Beniada.

Pavarësisht deklaratës së ish-banores, Kristi duke qeshur u përpoq që të anashkalonte pyetjen pikante, duke mos treguar se çfarë po ndodh në jetën e tij sentimentale.

Ai personi kishte mustaqe?”– e pyeti ai modelen, e cila shpërthej në të qeshura duke e pyetur: “Ai që kishe marrë përkrahë?”

© Panoramaplus.al