Këngëtarja me origjinë shqiptarë Dua Lipa ka performuar në mbrëmjen e së dielës në “Billboard Music Awards”, në Las Vegas, ku ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Dua dukej mahnitëse më fustanin e saj ngjyrë vjollcë, i cili ishte me një dekolte super të hapur dhe që tregonte qartë që këngëtarja nuk kishte vënë reçipeta.

Në një moment Dua rrezikoi të tregonte asetet e saj, ndërsa po futej në sallën ku do të zhvillohej ceremonia. Gjithashtu gjatë performancës shpërthyese të hitit të saj “New Rules”, Dua kishte veshur një fustan të shkurtër vjollcë dhe ngriti në këmbë të gjithë ndjekësit e “Billboard Music Awards”.

Nëpërmjet postimeve të saj në “Instagram” ajo tregoi edhe për takimin me këngëtaren Ariana Grande, ku të dyja vajzat janë fotografuar duke shkëmbyer një përqafim të ngrohtë.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
