2 Korrik, 2019

“Dua që njerëzi të më shohin më tepër si sportiste”, tenistja seksi e lodhur së qenuri… modele


Kanë kaluar pesë vite që kur humbi finalen e Uimbëlldonit ndaj polakes Tsvitova, por shumica e ndjekësve e shohin Euzheni Bushar si modele dhe jo si teniste.

Në një intervistë për “The Sun”, sportistja është shprehur e revoltuar, duke deklaruar se ndihet e lodhur nga fakti se të gjithë e cilësojnë si modele.

Megjithëse ka përvojë në pasarela, 25-vjeçarja vijon të jetë mes 100 tenisteve më të mira në renditjen ATP. “Postimet që bëj përpara pasqyrës apo nga jeta ime e përditshme janë një kohë kalimi. Dua që njerëzi të më shohin më tepër si sportiste sesa si modele”, ka deklaruar Bushar për “The Sun”.

© Panoramaplus.al