Dua Lipa ndau me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale një selfie para pasqyrës.

Mirëpo, këngëtarja shqiptare me famë botërore i mahniti të gjithë me linjat trupore, teksa pozoi e veshur me të brendshme dhe vetëm me një bluzë të zezë.

25-vjeçarja ngriti bluzën lart me njërën dorë, për të treguar barkun e sheshtë dhe të tonifikuar.

Këngëtarja, fituese e çmimit “Grammy”, gjithashtu ndau një foto me qenushin e saj të zi.

Dua tregoi në Instagram se po postonte nga Los Angeles.

Lipa është në një lidhje romantike që nga qershori i vitit 2019 me vëllain e motrave të famshme, Anwar Hadid, i cili është 21 vjeç.


