1 Mars, 2026

Dua Lipa surprizon fansat në “Brit Awards 2026”, këngëtarja ‘i vë flakën’ skenës me perforamancën spektakolare


Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare u bë një nga më të komentuarat për interpretimin e saj në skenën e Co-op Live Arena të “Brit Awards”.

Ylli shqiptar i muzikës iu bashkua producentit dhe artistit Mark Ronson gjatë medley-t të hiteve të tij, duke performuar këngën e saj të njohur Dance the Night. Ajo zbriti në skenë nga lart mbi një top gjigand diskoteke, në një skenografi mbresëlënëse që u konsiderua menjëherë si një nga momentet më të mahnitshme të mbrëmjes.

Performanca e papritur u prit me entuziasëm nga fansat, të cilët e shpërndanë menjëherë momentin në rrjetet sociale, duke e cilësuar rikthimin e Duas në skenën e Brits si një nga kulmet e ceremonisë.

Ceremonia e këtij viti, e mbajtur për herë të parë jashtë Londrës, solli edhe performanca nga emra të njohur si Harry Styles, Olivia Dean dhe Raye.

Një tjetër moment i veçantë ishte ndarja e çmimit “Kontribut i Jashtëzakonshëm në Muzikë” për Ronson, i njohur për hitin UptoWn Funk si dhe për punën e tij në albumin legjendar Back to Black të Amy Winehouse.

Fitues të tjerë të mbrëmjes ishin Sam Fender, Olivia Dean, Lola Young dhe Wolf Alice.

Pas marrjes së çmimit, Mark Ronson u rikthye në skenë me një medley energjik të hiteve të tij, ku përfshihej edhe Dua Lipa, duke krijuar një nga momentet më të paharrueshme të spektaklit dhe duke rikthyer buzëqeshjet në fytyrat e publikut. 

© Panoramaplus.al