Ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera të momentit në të gjithë botën. Bëhet fjalë për Dua Lipën, karriera e të cilë është gjithnjë e më në rritje dhe sukseset e saj janë të njëpasnjëshme.

Këngëtarja shqiptare ka fansa nga e gjithë bota dhe një gjë e tillë vihet re edhe në koncertet e shumta që ajo mban në shtete të ndryshme.
Një ditë më parë, Dua ka performuar në Tokio ku përveç që është duartrokitur pafund nga fansat, ajo është madje surprizuar nga ato.

E këtë na e ka zbuluar babai i këngëtares, Dukagjin Lipa. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ai ka zbuluar për ndjekësit se fansat e Duas i kishin përgatitur pankarta ë vogla në të cilat shkruaj: “I Dua You”.

“Kur dashuria ka kuptim në çdo gjuhë. ‘I dua you’ – një dedikim nga fansat”, ka shkruar Dukagjini në postimin e tij.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
