23 Nëntor, 2020

Dua Lipa shkëlqen në AMA’s, rrëmben çmimin e saj të parë në eventin e madh muzikor


Dua Lipa padyshim është një yll në ngritje. Këngëtarja me origjinë shqiptare po “pushton” tregun muzikor ndërkombëtar çdo ditë e më shumë dhe këngët e saj janë kthyer në hite.

Dhe mbrëmjen e djeshme, ajo ka siguruar çmimin e saj të parë në American Music Awards.

Dua Lipa fitoi çmimin “Favorite song — pop/rock”, ndërsa ishte nominuar edhe në kategorinë “Favorite female artist — pop/rock”.

Eventi i madh muzikor u mbajt në “The Microsoft Theater” në Los Angeles dhe u prezantua nga Taraji P. Henson.

Ndërsa për shkak të pandemisë së koronavirusit, Dua Lipa performoi drejtpërdrejt nga Londra.

Këngëtarja u ngjit në skenën e Royal Albert Hall, së bashku me një grup balerinësh teksa performonte “Future Nostalgia”.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al