Dy ditë më parë, Dua Lipa ka festuar 23-vjetorin e lindjes. Këngëtarja me origjinë shqiptare e festoi ditëlindjen me familjen dhe miqtë e saj në Ibiza, ku po kalon disa ditë pushime.

Ndërkohë ajo ka postuar foto e video të shumta në profilin e saj në “Instagram”, ku tregon se gjatë festës së çmendur ka zgjedhur të transformohet dhe ka ardhur nën shkëlqimin e xixave duke u shndërruar kështu në mbretëreshën e natës.

Ndërkohë së fundi, këngëtarja ka publikuar një fotografi ku shfaqet mjaft joshëse dhe seksi me një fustan të tejdukshëm.

“23 deri më tani ishin shumë të mira. Gjithashtu, faleminderit për 17 milionë ndjekës”, ka shkruar Dua në rrjetet sociale.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
