Këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare, madje e ftuar në emisione të ndryshme ajo gjithnjë ka folur me krenari.

Bëhet fjalë për Dua Lipën, e cila këtë herë në rrjetin social “Instagram” ka publikuar librin e gjyshit të saj “Kosova në periudhën e rindërtimit”.
“Gjyshi im, Seit Lipa, ishte Kryetari i Institutit të Kosovës në vitet 1990-1995. Duke dashur të tregojë historinë tonë, prejardhjen tonë, unë përpiqem tu tregoj njerëzve kudo që shkoj, në çdo intervistë se jam nga Kosova. Ne kemi një histori interesante, për të cilën mësoj çdo herë nga pak. Një artikull që flet për punën e gjyshit tim, më bëri të shpërtheja nga krenaria dhe doja që këtë moment ta ndaja me ju”, shkruan Lipa bashkëngjitur me fotografinë.
Ndërkohë kujtojmë se këngëtarja në 10 gusht do të mbajë koncert madhështor në Prishtinë.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
