Pasi u tha se këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është ndarë nga i dashuri i saj, dhe i është rikthyer lidhjes së vjetër, ajo shfaqet krah yllit botëror.

Mund të themi se këtë herë në një foto shihen dy personazhe mjaft të dashur për publikun në botë. Bëhet fjalë për vetë këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa dhe ylli i famshëm Sam Smith.
“E dua këtë engjëll’’, shkruan Lipa në postimin e bërë në “Instagram”. Duhet thënë se dyshja duhet të jenë miq mjaft të mirë dhe asgjë më shumë pasi Sam është gay dhe ka të dashurin e vetë.
Por edhe ai ka bërë një postim ku shihet krah këngëtares dhe shkruan se edhe ai ka rënë në dashuri me të.
© Panoramaplus.al
