Këngëtarja Dua Lipa është përlotur në koncertin e saj në Shangai të Kinës mbrëmjen e djeshme, pasi një numër i madhe i fansave të saj janë larguar nga siguria teksa kanë valëvitur flamurin e LGBT-së.

Dëshmitarët okularë thanë për “MailOnline” se disa fansa të tjerë u nxorën jashtë vetëm se kishin qëndruar këmbë.

Mesa duket këngëtarja e pop-it nuk është ndjerë aspak mirë nga kjo ngjarje, pasi teksa fliste ajo nisi të qante.
Dua Lipa Cried In Shanghai China Tonight pic.twitter.com/Tz17SRGpiH
— Liability (@958353005) September 12, 2018
Në një video që po bën xhiron në “Twitter”, Dua shfaqet duke u thënë të pranishmëve në koncert: “Dua që të krijoj një mjedis vërtetë të sigutr për të gjithë ne dhe të argëtohemi. Dua që të gjithë të kërcejmë. Dua që të gjithë të këndojmë, dua që të gjithë të kemi një kohë vërtet të mirë. Ne nuk jemi këtu për shumë kohë, kemi vetëm pak këngë të tjera dhe do të doja në këto këngë të fundit për ne, me të vërtetë, me të vërtetë, me të vërtetë të kënaqemi. Si për këtë?”.
I was the one who shot the video. Even Pixie saw what the guard was doing to the fan. She got so anxious that she came out. The guard was dragging her simply because she held a middle finger toward him not for safety reasons.#DuaLipa @DuaLBrasil pic.twitter.com/HRRIzaMJBQ
— Sukie Tang (@Emma4113) September 12, 2018
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
