4 Dhjetor, 2019

Dua Lipa merr çmim të rëndësishëm në Japoni


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipaka qenë e pranishme në ceremoninë e madhe të çmimeve të muzikës “The Mnet Asian Awards”.

‘MAMA 2019’ që u mbajt në 4 dhjetor në Japoni, ndan çmime për artistët K-pop dhe disa çmime u jepen artistëve aziatikë.

Dua Lipa ishte e veshur me një fustan të shkurtës rozë, të ngjitur pas trupit dhe dukej si ‘Barbie’. Ajo performoi këngën më të re “Don’t Start Now”. Këngëtarja shqiptare u nderua me çmimin “Artisti i preferuar ndërkombëtar”.


© Panoramaplus.al