Teksa është duke mbajtur turnen mbarëbotëror për albumin ‘Future Nostalgia’, Dua Lipa po shfrytëzon mundësinë edhe për të vizituar vendet ku mban koncerte apo edhe për të marrë rreze dielli. E artistja me origjinë shqiptare nuk mund të largohej nga Portofino, pa shijuar një ditë pushimi.

Këngëtarja 26-vjeçare u fotografua me bikini rozë duke nxjerr në pah barkun e tonifikuar dhe të pasmet seksi teksa qëndronte pranë një pishine. Ajo shfaqi stilin e saj sensacional teksa u vesh me një palë pantallona po ashtu dhe një jelek ushtarak. Këngëtarja e ‘Levitating’ e plotësoi veshjen me një zinxhir elegant prej ari rreth barkut të saj.


Bukuroshja zgjodhi të mos vendoste asnjë pikë makeup dhe flokët i mbajti me onde teksa relaksohej me miqtë e saj. Paraqitja e saj vjen pasi fansat në Milano u bënë dëshmitarë të një skene aspak të këndshme pasi Dua rrëshqiti dhe u rrëzua teksa performonte në skenë.



Ajo po kërcente në skenë kur rrëshqiti befas dhe u rrëzua përtokë. Këngëtarja e rimori veten shpejt duke vazhduar me performancën e saj. Fansat në turmë që kishin filmuar momentin, e shpërndanë atë në rrjetet sociale.
Dua filloi turneun e saj ‘Future Nostalgia’ në Amerikë në shkurt, dhe pas koncerteve të saj në Itali, do të shkojë në Spanjë, Finlandë dhe Norvegji. Pas një pushimi veror, këngëtarja do të mbyllë këtë turne në Perth, Australi.
© Panoramaplus.al
