Universiteti Oksfordit propozoi disa ditë më parë që në vend të Mozart-it të studiohet Dua Lipa.

Propozimi i zëvendësimit të kurrikulave në degët e studimit të arteve muzikore, në mënyrë që rrymat e reja muzikore të zëvendësojnë ato klasike, ka ardhur së fundmi nga akademikët në Universitetin e Oksfordit në Britani të Madhe.

Sipas “The Telegraph”, një nga emrat e propozuar për t’u studiuar është edhe Dua Lipa. Këngëtarja me orgjinë shqiptare theu rekordin e saj në “livestream”, duke i zëvendësuar kështu muzicientët klasik, siç janë Mozart-i e Beethoven-i.

“Repertori klasik i mësuar në Oksford, i cili përfshin vepra nga Mozart dhe Beethoven, përqendrohet shumë te ‘historia evropiane nga periudha e skllavërisë’”,- thanë profesorët.

Dua Lipa vazhdon të ngjisë shkallët drejt suksesit. Ajo ka zbuluar se së shpejti do të jetë e pranishme si e ftuar speciale në “Brit Awards” për të performuar.

“Unë jam shumë e ngazëllyer që po kthehem të performoj për të gjithë në Britani këtë vit. Do të jetë me të vërtetë e veçantë të kthehem në skenë në Mbretërinë e Bashkuar”,- shkroi Dua në një postim në Instagram.
© Panoramaplus.al
