Pak ditë më parë, një video e djalit të Vesa Lumës dhe Big Bastës bëri xhiron e rrjetit.

Liani shfaqej i befasuar teksa dëgjonte për herë të parë Dua Lipën duke folur shqip.

Por, ditën e djeshme, i vogli ka marrë një surprizë tjetër.

Duke qenë se Vesa Luma kishte etiketuar Dua Lipën në videon e publikuar në Instastory, këngëtarja me famë botërore e ka parë reagimin e djalit.

Ajo ka vendosur t’i kthejë edhe një përgjigje Vesës, e cila i ka publikuar mesazhet.
“Owww zemraaaa,”- shkruante Dua, duke e shoqëruar mesazhin me zemra të kuqe.

Por, reagimi i Lianit kur mami Vesa i tregon mesazhin nuk duhet humbur.
© Panoramaplus.al
