Mbrëmjen e së premtes Dua Lipa performoi në “Sunny Hill Festiva” në Prishtinë, ku këndoi hitet e saj botërore.

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka folur për herë të parë pas performancës mbresëlënëse në këtë festival.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, ajo kujton edhe herën e parë kur ka performuar në vendlindje, ndërkohë që nuk kishte publikuar asnjë album.

“Edhe njëherë për vendlindjen time!!! Prishtina jeme sa shumë të du. Natë e paharrueshme!
Faleminderit për mikëpritjen dhe energjinë! Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga hera e fundit para 2 vitesh, kur performova vetëm 35 minuta, por ndërkohë që nuk kisha asnjë album, ndjeva të njëjtën dashuri”, shkruan ajo.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
