Sot këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa feston 23-vjetorin e lindjes. Ditëlindja e ka gjetur këngëtaren e njohur në Ibiza, ku po pushon së bashku me të dashurin Isac Carew, por edhe me familjen e saj.

Madje në Ibiza ajo ka mbledhur gjithë miqtë e saj ku kanë organizuar një festë jo të zakonshme. Të maskuar si në një festë “Halloween”-i ata kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit në një ambient privat mes muzikës dhe alkoolit.

Nga fotografitë dhe videot që ka publikuar në “Instagram”, Dua shihet se ka zgjedhur të transformohet për ditëlindjen e saj. Ajo ka ardhur nën shkëlqimin e xixave duke u shndërruar kështu në mbretëreshën e natës.

Por nuk është vetëm Dua ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave të saj, pasi edhe prindërit e saj i ishin përshtatur gjithashtu atmosferës së krijuar.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
