Tërmeti i ditës së sotme i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe viktiva, ka bërë që të gjithë të sensibilizohen duke u lutur për Shqipërinë dhe duke dhënë ndihmesën e tyre, qoftë morale apo materiale.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka reaguar për këtë tragjedi në ‘Instastory’. Ajo shprehet se ndjehet e shkatërruar nga ky lajm dhe se është pranë shqiptarëve me lutje e zemër.

“E shkatërruar nga lajmet e tmerrshme. Zemra dhe lutjet e mia janë për shqiptarët. Ju dërgoj gjithë dashurinë time në këto momente të vëshira”.
Këngëtarja e ka shoqëruar postimin me flamurin shqiptar kuq e zi.










© Panoramaplus.al

