28 Dhjetor, 2020

Dua Lipa e kaloi Krishtlindjen me familjen e Anwar Hadid! Ja fotoja që realizoi me kunatat dhe me vjehrrën


Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa vendosi që këtë vit, Krishtlindjet t’i kalonte me familjen e të dashurit të saj, Anwar Hadid.

dua lipa (3)

E gjithë familja u mblodh në shtëpinë e Mohamed Hadid, babait të partnerit të saj, në të cilën ka qenë i pranishëm edhe Zayn, sipas “Harper’s Bazzar”.

dua lipa (5)

Dua nuk ka nguruar të ndajë edhe disa imazhe shumë të veçanta nga festa me familjen e partnerit të saj.

dua lipa (4)

Këngëtarja publikoi disa foto me Anwar dhe disa të tjera nga tryeza festive. Por, fotoja që tërhoqi më shumë vëmendje nga të gjitha, ishte ajo e realizuar me kunatat, Gigi dhe Bella Hadid, si dhe me vjehrrën, Yolanda Hadid.

dua lipa (1)

Në foto, të gjitha duken shumë të afërta me njëra-tjetrën, duke treguar se kanë një raport shumë të mirë së bashku.

dua lipa (2)

Dua zgjodhi për këtë festë një fustan të zi të shkurtër, Gigi një jumpsuit bezhë, Bella një palë pantallona me kuadrata dhe një bluzë të zezë, ndërsa Yolanda u vesh shumë thjesht: me një palë xhinse dhe me një bluzë të kuqe.

© Panoramaplus.al