15 Janar, 2021

Dua Lipa bën rrëfimin e rrallë: Gjyshit tim iu kërkua nga serbët të ndryshonte historinë, kur ai refuzoi …


Dua Lipa gjithmonë e ka treguar me krenari origjinën e saj shqiptare dhe gjatë një interviste së fundmi për “Rolling Stone”, ylli botëror foli për luftën e Kosovës dhe sesi familja e saj kërkoi strehim në Britaninë e Madhe.

Ajo rrëfeu se kur Kosova u pushtua nga Serbia, gjyshit të saj iu kërkua që të ndryshonte historinë.

“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. Kur ndodhi pushtimi, forcat serbe donin të rishkruan historinë. Por gjyshi im refuzoi dhe humbi punën,”– tha Dua Lipa, referuar historianit Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.

Këngëtarja tregoi se prindërit e saj u detyruan të linin punën e tyre dhe të punonin në bare e ristorante ndërsa shkolloheshin në darkë.

“Njerëzit nuk e kuptojnë që nëse nuk askush nuk do largohej nga vendi i vet, nëse s’do ishte e nevojshme,”– tha ajo. “Plani ishte gjithnjë që të ktheheshim në Kosovë.”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al