Më parë ajo u kritikua nga fansat që nuk po mendon për Shqipërinë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë.

Dukej sikur Dua Lipa nuk po e vriste mendjen për Shqipërinë por është krejt e kundërta.

Përveç kontributit që ajo dha, këngëtarja shqiptare me famë botërore duket se është fokusuar në krijimin e disa bluzave të personalizuara, të ardhurat nga shitja e të cilave do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Një bluzë do të kushtojnë 45 dollarë. Në krye shkruhet “Dua Lipa” dhe brenda saj, “Pray for Albania”.
© Panoramaplus.al
