12 Gusht, 2023

“Dua gjithçka që vjen me…”- Pasi u nda nga partneri, këngëtarja e njohur shpreh mendimin për dashurinë


Këngëtarja e njohur Avril Lavigne disa javë më parë i ka dhënë fund lidhjes me ish-partnerin i saj Tyga.

Mirëpo së fundmi gjatë një interviste për ‘Grazia Bulgaria’, ajo ka dhënë mendimet e saj në lidhje me dashurinë.

Artistja u shpreh se është romantike, teksa shtoi se i pëlqen çdo gjë vjen nga dashuria, si gjërat e mira apo ato të këqija.

“Sinqerisht, unë jam romantike dhe dua gjithçka që vjen me dashuri. Mund të jetë e bukur, mund të jetë e çrregullt. Mund të jetë pasionante, zemërimi mund të ndërhyjë, mund të ketë ngritje, mund të ketë ulje. Por deri diku na përcakton si njerëz.”- tha këngëtarja.

Kujtojmë që në shkurt Avril u nda nga ish-partneri i saj Mod Sun, ndërsa rigjeti sërish dashurinë krah Tygas.

Në mars, ish-çifti bën publike lidhjen e tyre teksa morën pjesë në ‘Javën e Modës’ në Paris, ku shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin.

Megjithatë romanca e tyre e dashurisë nuk zgjati shumë pasi në qershor, dyshja konfirmuan ndarjen.

 

© Panoramaplus.al