4 Janar, 2025

“Dua burrë jo femër”- Pasi pranoi orientimin e tij s*ksual, banori i BBV rrëfen historinë e dashurisë me partnerin shqiptar: Fundin e solli ai, më tha se…


Banori i Big Brother Vip Albania 4, Bernardi së fundmi ka pranuar se është gay. Në një bashkëbisedim me banorët, Bernardi ka rrëfyer një histori të tij me njërin nga partnerët i cili e kishte braktisur për të krijuar një familje normale.

“Unë dua burrë, pikë, mbaroi! Lidhjen e parë e kam pasur me një Shkodran. S’dua burrë si femër. Dua burrë. Unë me partnerin tim nuk kemi role, siç jam une është dhe ai. Kam dy vite lidhje me partnerin aktual. Kam kaluar disa meshkuj në jetë.”

Ai tregon edhe më tepër në lidhje me partnerin shqiptar, se si ai i tha se do largohej në Shqipëri pasi do martohej, por edhe se bashkë do e vazhdonin lidhjen gjithë jetën.

“Me partnerin shqiptar që jetonte në Angli, ishte që ai nuk kishte dalë hapur. Fundin e solli kur ai tha unë do shkoj në Shqipëri se do martohem. I thash më fal, po si do martohesh? Do martohem tha sepse ashtu e ka burri shqiptar. Duhet të bëhet prind, të ketë fëmijë. Do martohem tha, por ne të dy do jemi bashkë gjithë jetën,” tha ai.

 

© Panoramaplus.al