Të gjithë u shqetësuan për paraqitjen e fundit të aktorit të madh, madje u shtrua pyetje të shumat se çfarë kishte ndikuar që ai të shndërrohej kaq shumë. U hodhën teza të ndryshme si ajo e vuajtjes nga një sëmundje e rëndë dhe madje e akuzuan edhe për abuzim me lëndët narkotike dhe alkoolin.

Por mesa duket ylli i filmit “Pirates of the Caribbean” Johnny Depp është shndërruar në personin që të gjithë kemi parë sepse ai së shpejti do të luaj një rol të ri.

Aktori po përgatitet të luajë rolin e një pacienti të sëmurë me kancer, në filmin “Richard Says Goodbye”, xhirimet e të cilit pritet të nisin së shpejti. Kujtojmë se fansat e tij u shokuan me pamjet e fundit, ku Johnny Depp u shfaq i zbehtë dhe kishte rënë shumë në peshë.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
