Duka dhe Dukesha e Sussex kanë publikuar podcastin e tyre të parë, në të cilin reflektojnë për vitin 2020.
Dhe Meghan Markle ka dhënë një mesazh që dukej se i referohej marrëdhënies së saj me Princ Harry-n.
“Pavarësisht se me çfarë ju perball jeta, na besoni kur themi, dashuria fiton,”– u tha Meghan dëgjuesve.
Çifti nuk folën drejtpërdrejt për përvojat e tyre personale të 2020, ku në fillim të këtij viti njoftuan se nuk do ishin më anëtar të familjes britanike dhe më pas u transferuan për të jetuar në SHBA.
“Errësira nuk mund ta dëbojë errësirën. Vetëm drita mund ta bëjë këtë,”– u shpreh Meghan Markle në podkast.
Ndërsa Princi Harry tregoi mësimin që mori në vitin 2020 “rreth asaj se sa e rëndësishme është të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe sa të rëndësishme janë lidhjet tona, edhe kur ato janë fizikisht të pamundura”.
Çifti janë prindër të një djali Archie dhe kur u larguan nga mbretëria britanike njoftuan se do punonin për të qenë të pavarur financiarisht.
Pas marrëveshjes me Spotify për podkastin, ata bënë edhe një marrëveshje me Netflix për të realizuar një sërë dokumentarësh, filma artistikë dhe programe për fëmijë.
Për Sussexes, 2020 ishte gjithashtu viti që Meghan pësoi një abort spontan dhe ngritjes së padive kundër Mail dhe Splash News e Agency Agency.





