30 Nëntor, 2023

Drake surprizoi shqiptarët për festën e Pavarësisë me flamurin kuq e zi, kush është shqiptari që qëndron prapa hiteve të reperit?


Reperi me famë botërore, Drake për festën e Pavarësisë së Shqipërisë publikoi videoklipin “Polar Opposites”, kënga përmbyllëse e albumit të tij më të fundit, ‘For All the Dogs’, ku shfaqet dukshëm një grup burrash shqiptarë.

Drake 2

Në një pjesë të këngës reperi kanadez përmendi Prishtinën, ndërsa përgjatë gjithë klipit, ai së bashku me disa djem shqiptar mbajnë të veshur xhaketa të kuqe, të gjitha me simbolin kombëtar dhe etnik të Shqipërisë – shqiponjën – të shfaqur në shpinë.

Drake

Mirëpo përveç se kjo këngë u pëlqye shumë nga populli shqiptar dhe jo vetëm, të gjithë ishin kurozë të dinin se kush fshihet pas promovimit të Shqipërisë dhe Kosovës që 37-vjeçari la pa fjalë një komb të tërë.

Drake 3

Mesa duket pas gjithë kësaj këngë fshihet producenti shqiptar Gentuar Memishi, i cili prej kohësh unon me Drake dhe emra të tjerë me famë botërore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagram, teksa publikoi shqiponjën dykrenore.

Kjo nuk është kënga e parë që producenti shqiptar ka realizuar për Drake, ku ndër to janë, “Privileged Rappers”, “Calling For You” dhe “What Would Pluto Do”.

Memishi numëron suksese edhe me artistët e tjerë ndërkombëtar si ajo me reperi Kanye West për këngën “Ok ok” nga albumi “Donda”.

© Panoramaplus.al