Drake është bërë baba para tre vitesh, kur në jetë erdhi një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Adonis.

Reperi, i cili më herët e pati shumë të vështirë të pranonte djalin e tij, tashmë nuk i kursen pozat në Instagram me të birin, sipas “The Blast”.
Vetëm pak orë më parë, ai ka ndarë në llogarinë e tij një foto me të, teksa shohin TV së bashku.

Të dy kanë mbështetur kokën tek njëri-tjetri, duke e bërë foton edhe më të adhurueshme.
Reperi 33-vjeçar, postoi një sërë fotosh të Adonisit biond me kaçurrela e sy bojëqielli në fund të marsit.

Më 11 tetor 2017, Sophie lindi Adonis, por Drake nuk e pranoi që ishte bërë baba deri në daljen e albumit të tij “Scorpion” në fund të qershorit, 2018.

Duhet të kalonin 2 vite që Drake të publikonte foto edhe me nënën e djalit, Sophie Brussaux, 30 vjeç, me të cilën duket se ka ruajtur një marrëdhënie miqësore.
© Panoramaplus.al
