Që pas lançimit të hitit të padiskutueshëm “In My Feelings”, reperi i famshëm Drake ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e tij private e sentimentale.

Por së fundmi mediat e huaja shkruajnë se ai është në një lidhje të re me modelen 18-vjeçare Bella Harris. Kjo e fundit është vajza e Janet Jackson, këngëtares së famshme që është edhe motra e Michael Jackson.

Aludimet nisën pasi Bella postoi në llogarinë e saj në “Instagram” një foto me reperin, ku bashkëngjitur me të shkruante: “Nuk ka vend tjetër ku do të doja të isha”.
Ndërkohë kujtojmë se Drake është famëkeq për lidhjet e tij të shumta me vajzat në industri por sa i përket marrëdhënies me Bella-n ai ende nuk ka dhënë asnjë koment.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
