15 Dhjetor, 2023

Drake dhe Camila Cabello në një romancë dashurie?


Thashethemet e fundit për një romancë të mundshme shkojnë për Drake dhe Camila Cabello.

Këngëtari i  Certified Lover Boy dhe këngëtarja u kapën nga ndjekësit e tyre në Turks dhe Caicos.

Drake dhe Camila ishin në Arkën e Noes rreth orës 16:00 pasdite. Ata dukeshin të afërt së bashku dhe dukej sikur po kalonin një kohë të mirë”-tha një ndjekës për median e huaj

Drake ka qenë i lidhur më parë me Julia Fox, Kylie Jenner dhe SZA. Që nga viti 2021, ai ishte në lidhje me Johanna Leia.

Sa për Cabello, ajo për herë të fundit ndezi thashethemet për lidhje në gusht, kur u pa me Rauw Alejandro. Më parë këngëtarja e “Havana” ishte në një lidhje me themeluesin e Lox Club Austin Kevitch, e cila përfundoi në fillim të këtij viti.

 

© Panoramaplus.al