Tre vite më parë, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u bënë prindër për herë të parë. Pas ardhjes në jetë të Amelisë, duket se çifti më i njohur i showbiz-it shqiptar dhe ndër më të dashurit për publikun, vëmendjen e ka vetëm te vogëlushja.

Ata postojnë herë pas here në profilet e tyre në rrjetin social “Instagram” foto të vajzës, duke ndarë kështu me ndjekësit lumturinë e tyre të jetës së përditshme. Duket se me kalimin e kohës Ameli është rritur mjaft.

E një gjë të tillë e ka bërë Miriami ditën e sotme, duke postuar dy foto plot dashuri në “Instagram”, ku shfaqet dorë për dore me të bijën, ndërkohë që të dyja janë veshur me fustane pranverore dhe mbajnë syze dielli.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
