28 Maj, 2018

Doni të fitoni një punë? Tani gjithçka varet nga numri i ndjekësve në “Instagram”


Tani më rrjetet sociale po ndikojnë edhe në karrierën e nj personi, sidomos tek ata që janë pjesë e botës së kinematografisë. Gjithçka ka evoluar dhe një aktorë që do të jetë pjesë e projekti kinematografik, përveç talentit, fatit duhet të ketë një numër të madh ndjekësish në  rrjetin Social “Instagram”.

Numri i ndjekësve në “Insta” është një kriter që duhet të plotësoj çdo artist i ri, i cili aspiron të jetë pjesë e një projekti të Hollywood. Duket se studiot rekrutuese tashmë synojnë t’u japin mundësinë për t’u bërë të famshëm, personave të famshëm.

Por kjo nuk duket se po shihet me sy të mirë nga të rinjtë që aspirojnë t’i hyjnë botës së aktrimit.

“Një prej gjerave më depresive për mua është kur më pyesin në audicone rreth Instagramit dhe se sa ndjekës kam”, ka deklaruar aktorja Samantha Colley për “The Post”, duke shtuar se kjo mjegullon realisht se çfarë njerëzit kërkojnë që një aktore të jetë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al