Ylli i “Friends”, Jennifer Aniston, ka ndarë me të gjithë sekretin e bukurisë së saj dhe zbuloi momentin e preferuar të javës teksa fliste për rutinën e saj të kujdesit të lëkurës.

Jennifer ka zbuluar një nga sekretet që fshihet pas pamjes së saj rinore pavarësisht moshës dhe kjo rutinë e ndihmon atë të ruajë bukurinë natyrore. 53-vjeçarja shpesh mahnit fansat me veshjet e saj dhe format e pabesueshme në rrjetet sociale apo gjatë daljeve publike. Vitin e kaluar ajo i la të gjithë gojëhapur me paraqitjen e saj në “Friends Reunion” dhe se sa pak kishte ndryshuar nga roli i saj si Rachel Green në sitcom-in klasik amerikan.

Dhe tani Jen ka zbuluar rutinën e saj që sfidon moshën, e cila fillon çdo ditë me një trajtim të thjeshtë. Aktorja e fillon çdo ditë me ujë të ngrohtë dhe limon- një rrugë shumë e thjeshtë për tu ndjekur për këdo.
Kjo, e kombinuar me një mënyrë jetese aktive që përfshin joga dhe meditim, e ndihmon atë të qëndrojë në formë të mirë. Në një rrëfim për revistën “First For Women”, ajo i quajti seancat e saj të meditimit momentin e saj të preferuar, duke shtuar: “Uroj që të mund ta ngrinim kohën në atë orë magjike”.
Rutina e saj përfshin gjithashtu shumë ushqime të shëndetshme. Për palestër, Jen ndjek klasat e ushtrimeve kardio. Ylli i Hollywood tha se në fillim kjo i dukej e mërzitshme, por ia mori dorën brenda vetëm gjashtë muajve.


