Kanye West ka javë që ka paralajmëruar publikimin e “Donda 2” por me siguri do e zgjasë lançimin e tij sikurse bëri në verë me “Donda 1”. Mbrëmjen e djeshme u mbajt festa e dëgjimit në stadiumin “LoanDepot Park” në Miami, ku morën pjesë yje të shumtë.

Pikërisht aty pritej publikimi i albumit por nuk ndodhi. Mëgjithatë, Kanye ka shkaktuar një sërë polemikash dhe pjesa më e madhe e tyre lidhen me ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian dhe të dashurin e saj Pete Davidson.

Në fillim të këngës “Sci-Fi”, dëgjohet zëri i Kim duke thënë: “Unë u martova me reperin më të mirë të të gjitha kohërave. Jo vetëm kaq, ai është njeriu më i pasur me ngjyrë në Amerikë. Një gjeni i talentuar, që më dha mua katër fëmijë të jashtëzakonshëm”. Këtë deklaratë Kim e bëri teksa ishte e ftuar në “Saturday Night Live” në muajin tetor.

Po ashtu, ai kishte përmenduar mes rreshtash edhe faktin që Pete nuk mund të jetë i sigurtë nëse merret me familjen e tij. Në këngën e titulluar “Security”, ai flet rreth vënies së dikujt në rrezik. Kjo vjen pasi Kim i kërkoi Kanye mos ta sulmonte më Pete sepse po e vinte ne rrezik. “Asnjëherë mos e hiqni foton e familjes nga frigoriferi. Asnjëherë mos qëndroni mes një burri dhe fëmijëve të tij. Nuk keni siguri të mjaftueshme për këtë. Unë e vë në rrezik sigurinë tuaj.”- thotë ai ndër të tjera.

Monologu i Kim Kardashian në “Saturday Night Live” në tetor
Në muajin tetor Kim Kardashian i la të gjithë pa fjalë në SNL me monologu e saj që ishte shumë i goditur me autoironi e batuta për familjen e saj, Kanye West dhe video që e bëri të famshme. “E di, jam e befasuar edhe unë që më shihni këtu”, filloi ajo monologun e saj. “Dua të them, nuk jam shfaqur në ekran për një kohë shumë të gjatë. Por, jam sonte këtu për t’ju treguar se jam shumë më shumë se thjesht “një vajzë e bukur”.”, vazhdoi ajo. “Unë u martova me reperin më të mirë të të gjitha kohërave. Njeriu më i pasur me ngjyrë në Amerikë, një gjeni dhe talent që më dha katër fëmijë të jashtëzakonshëm. Divorci prej tij duhet të dini se erdhi për një gjë: personalitetin e tij”, u shpreh ylli televiziv.

Ajo pastaj bëri një batutë kur tha se një pjesë e arsyes që ajo po drejtonte shfaqjen e humorit ishte që të merrej seriozisht si një person dhe jo si një simbol seksi duke shtuar se në shfaqe do tregonte se ajo është shumë më tepër sesa thjesht një fytyrë e bukur, një vajzë me flokë të bukur, grim dhe gjoks të mrekullueshëm dhe me vithe të përsosur.

Ylli i KUWTK e përshkroi mbrëmjen si ‘një natë të ftohtë intime’ duke iu referuar shifrave të ulëta të audiencës të SNL prej 10 milionë shikuesish krahasuar me llogarinë e saj në Instagram që ka rreth 300 milionë ndjekës.
© Panoramaplus.al

