Donald Trump ka zbuluar se vajza e tij më e vogël, Tiffany, është shtatzënë me fëmijën e saj të parë. 30-vjeçarja është në pritje të një fëmije me bashkëshortin e saj, Michael Boulos.

Trump e ndau lajmin e mire gjatë një eventi në Detroit, teksa po mbante fjalimin e tij ai përmendi disa persona që ishin në audiencë përfshirë edhe babain e dhëndrit, Masad Boulos.

Ai është babai i Michael dhe Michael është një djalë i jashtëzakonshëm, dhe vajza ime është një grua e jashtëzakonshme gjithashtu’” u shpreh Trump ndërsa theksoi se çifti do të bëhëshin prindër së shpejti.
Tiffany është fëmija i katërt i Trump dhe e vetmja që pati me gruan e tij të dytë, Marla Maples.

Dy vjet më parë, ajo u martua me miliarderin Michael Boulos i cili është katër vite më i ri se vajza e Donald.
Burri i saj, trashëgimtari i konglomeratit shumë miliardë dollarësh të Nigerisë Boulos Enterprises, lindi në Liban, u rrit në Nigeri dhe u transferua në SHBA pas takimit me të.

Çifti filloi lidhjen në vitin 2018, pas takimit në klubin e Lindsay Lohan në Mykonos, Greqi. Ata u fejuan në janar 2021, në fund të mandatit të Donald Trump si president.
© Panoramaplus.al
