28 Shkurt, 2022

Don Xhoni merr dhuratën speciale nga e dashura ruse, ja dedikimi romantik në shqip!


Don Xhoni është surprizuar sërish nga e dashura e tij, modelja ruse Ariana Lirey.

Këtë herë ajo i ka bërë reperit një dhuratë të veçantë dhe këtë ai e ka zbuluar vetë. Don Xhoni ka publikuar në Instastory foton e çakmaku të personalizuar ngjyrë ari në të cilin është shkruar: Përgjithmonë bashkë.

Ndonëse janë larg njëri-tjetrit ata nuk lënë anash dedikimet në rrjetet sociale, madje as dhurata për të treguar dashurinë dhe përkushtimin.

Ndërkohë, çifti janë përfshirë edhe në zhvillimet e fundit në Ukrainë e cila prej pesë ditësh po përballet me agresionin rus.Të dy janë shprehur kundër luftës atje, duke ndarë postime të ndryshme nga situata që ndodhet populli ukrainas.

Reperi nga Kosova prej kohësh ka konfirmuar romancën me Arianën. Dyshja u takuan për herë të parë në Dubai dhe nga atje ndan fotografi të përbashkëta duke zyrtarizuar lidhjen.

© Panoramaplus.al