17 Nëntor, 2025

Don Xhoni dhe shokët e tij sulmojnë produdentin e njohur, dyshohet të jetë përdorur armë zjarri


Reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, dyshohet se kanë sulmuar producentin Shkumbin Nebihu, i njohur me emrin artistik Bini Diez.

Sipas raportimeve të mediave, incidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta ,ku edhe siç thuhet është  është përdorur edhe arma e zjarrit.

Burimet Kosovare raportojnë se grupi i reperit ka goditur Nebihun dhe ka shkaktuar dëme në automjetin e tij. Detajet mbi motivet dhe rrethanat që çuan në konflikt ende nuk janë bërë publike. Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende informacione të plota mbi ngjarjen dhe autoritetet pritet të sqarojnë nëse ka arrestime, dëme materiale të tjera apo lëndime më serioze.

 

© Panoramaplus.al