21 Shtator, 2024

Don Xhon shfaqet në spital, kryen ndërhyrjen e papritur! Reperi: Faleminderit Zot që…


Reperi i njohur Don Xhon, së fundmi ka shqetësuar fansat e tij pasi shihet në spital. Me anë të një fotoje në InstaStory, ai shfaqet në një shtrat spitali duke i dhënë dorën një mjeku.

Akoma nuk dihet problemi shëndetësor që reperi mund të ketë pasur, por nga fotoja e postuar duket se gjithçka ka shkuar mirë pasi ky i fundit ka pozuar duke buzëqeshur nga kamera.

Krahas fotos ai ka shkruar: “Faleminderit Zotit dhe mjekve, që kjo ndërhyrje u krye me sukses!”

© Panoramaplus.al