1 Janar, 2021

Don Phenom dhe bashkëshortja e tij bëhen prindër për herë të parë! Ja gjinia dhe emri i veçantë i bebushit


Don Phenom dhe bashkëshortja e tij, Anxhi Dema, janë bërë rindër për herë të parë!

don phenom (3)

Dem aka sjellë në jetë një djalë, të cilin bashkë me partnerin, e kanë pagëzuar me emrin Troi.

don phenom (5)

Lajmin e bukur e ndau me të gjithë vetë Phenom, duke publikuar në rrjete sociale një foto të të voglit nga materniteti.

don phenom (6)

Megjithatë, reperi është treguar i kujdesshëm për të mos e zbuluar identitetin e të birit.

Djali jem, Troi Sterkaj, ju uron një vit të mbarë! Gëzuar 2021!” shkroi ai krahas postimit.

don phenom (2)

Dyshja e mbajti të fshehtë shtatzëninë për shumë gjatë.

don phenom (11)

Ata e ndanë lajmin se do bëhen prindër vetëm në fillim të dhjetorit, kur Anxhi nëpërmjet një fotoje me barkun e rrumbullakosur në Instagram, tregoi se është në pritje të ëmbël.

don phenom (9)

Lidhja e çiftit u zbulua në shtator të vitit 2019, ndërsa në muajin prill të vitit që lamë pas, Dema konfirmoi në rrjete sociale lidhjen me Don Phenom, nëpërmjet një fotoje shumë romantike.

© Panoramaplus.al