Ka rënë në prangat e policisë, burri që përplasi për vdekje me makinë babain e reperes së famshme, Nicki Minaj.
Charles Polevich u arrestua të mërkurën, sipas oficerëve të qarkut Nassau.
70 vjeçari u dorëzua vetë në polici, pasi u largua nga vendngjarja pas aksidentit tragjik.
Polevich u lirua me kusht për 250.000 dollarë, sipas avokatit të tij, Michael Scotto.
Scotto e përshkroi ngjarjen si “aksident tragjik” dhe i shprehu ngushëllimet familjes së këngëtares.
Babai i reperes, Robert Maraj po ecte në Mineola, Long Island, mbrëmjen e së premtes kur u përplas nga një automjet, që u largua nga vendngjarja.
Ai u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra. Polevich dyshohet se fshehu makinën e tij, për të mos u kapur nga policia.
Por përmes pamjeve të sigurisë, oficerët arritën të gjurmonin sërish automjetin në shtëpinë e të dyshuarit.
“Ishte absolutisht i vetëdijshme për atë që ndodhi. Ai doli nga makina dhe pa të ndjerin, më pas hipi sërish në automjet dhe u largua nga vendngjarja. Në vend që të telefononte ambulancën, ai shkoi në shtëpi dhe fshehu makinën e tij,”- tha oficeri Stephen Fitzpatrick për CNN.





