1 Mars, 2021

Dokumentet e divorcit zbulojnë arsyen e vërtetë pse Kim Kardashian dhe Kanye West po ndahen


Javën e kaluar u mësua se arsyeja e ndarjes mes Kim Kardashian dhe Kanye West kishte të bënte me humbjen e durimit të yllit të “Keeping Up With the Kardashians”.

kim kardashian kanye west

Mirëpo ditën e djeshme është raportuar se e vërteta e ndarjes së një ndër çifteve më të famshme të showbiz-it lidhet me diçka tjetër, sipas “Mirror”.

kim kardashian kanye west (1)

Janë përfolur shumë arsyet e divorcit, por vetëm dokumentet e paraqitura në gjykatë e kanë vërtetuar arsyen e vërtetë. Kim ka përmendur “ndryshime të papajtueshme” si arsye që ajo po divorcohet nga reperi Kanye West.

kim kardashian (6)

Ata filluan të frekuentoheshin në vitin 2012 dhe u kurorëzuan në një ceremoni të madhe në Firence të Italisë, në maj të vitit 2014. Çifti mirëpriti vajzën e tyre të parë, North, në qershor të 2013-ës.

kim kardashian (5)

Kim paraqiti letrat e divorcit në një gjykatë të Los Angelesit dhe konfirmoi se po kërkon kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre – North, 7 vjeçe, Saint, 5, Chicago, 3 dhe Psalm, 1 vjeç.

kim kardashian (2)

Spekulimet mbi divorcin filluan vitin e kaluar kur Kanye njoftoi se do të kandidonte për president, një vendim që solli shumë reagime në publik. Muajt e fundit ai ka jetuar në fermën e tij në Wyoming, ndërsa Kim ka qëndruar me fëmijët në Kaliforni.

kim kardashian (7)

Më shumë detaje rreth ndarjes pritet të zbulohen në serinë e ardhshme dhe të fundit të Keeping Up With The Kardashians.

© Panoramaplus.al